Bota

Pas largimit të forcave ruse gjenden trupat e tre civilëve në Sumy

5 Prill 2022, 12:21 Nga DOSJA
Pas largimit të forcave ruse gjenden trupat e tre civilëve në

UKRAINË- Tre civilë të vrarë janë gjetur pranë Konotop, pas tërheqjes ruse nga rajoni Sumy, tha guvernatori Dmytro Zhyvytskyi në një postim  në mediat sociale.

Ndërsa forcat ukrainase po rimarrin qytetet në veri të kryeqytetit të Ukrainës, ato po dokumentojnë prova të reja të krimeve të luftës në vendet që pësuan pushtimin e trupave ruse.

Guvernatori paralajmëroi njerëzit që të mos shkojnë në zonat e pyllëzuara dhe të jenë vigjilentë në rrugë, pasi ende mund të ketë ushtarë rusë të humbur në zonë.

Ushtria ruse nuk mbledh trupat e pajetë të trupave të saj dhe lë disa që janë ende gjallë.“-tha ai.

Zyrtarët lokalë gjetën trupat e tre vendasve të torturuar pranë Konotop, por numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë, shtoi Zhyvytskyi.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro zhyvytskyi lufta ukraine-rusi dmytro zhyvytskyi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll