Bota

Kryebashkiaku i Kievit: Çdo euro, çdo cent që merrni nga Rusia është gjaku i ukrainasve

5 Prill 2022, 12:33 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kievit: Çdo euro, çdo cent që merrni nga

UKRAINË- Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko u kërkoi politikanëve europianë të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën. Sipas reuters, ai tha të martën se të gjitha pagesat ndaj Rusisë janë “para të përgjakshme” që do të nxisnin atë që ai e quajti “gjenocid i ukrainasve”.

“Çdo euro, çdo cent që merrni nga Rusia ose që dërgoni në Rusi ka gjak, janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku ukrainas, gjaku i popullit ukrainas. Nuk mund të jesh gjysmë shtatzënë. Tani për tani lufta është bardh e zi. Jeni për paqen dhe mbështesni Ukrainën apo mbështetni agresorët, Rusinë?”, shtoi ai në një mesazh drejtuar politikanëve,”- tha Vitali Klitschko në një konferencë në Gjenevë.

Moska i ka hedhur poshtë raportet për vrasjet e civilëve në Bucha si “falsifikime” që synojnë diskreditimin e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Europa po planifikojnë sanksione të reja ndaj rusisë pasi ukrainasit gjetën civilë të vdekur në qytetet satelitore të rikapur pranë Kievit, duke përfshirë një varr masiv të cekët në Bucha, por eksportet e gazit rus në Europë vazhdojnë.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(j.c/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll