Bota

Oligarku rus Abramovich kërkon kredi nga miqtë e tij për të paguar stafin

5 Prill 2022, 11:52 Nga DOSJA
Oligarku rus Abramovich kërkon kredi nga miqtë e tij për të

RUSI- Oligarku rus Roman Abramovich i ka kërkuar miqve të tij amerikan që t’i japin hua nga 1 milion dollarë për të paguar stafin e kompanisë së tij. Sipas Page Six, ish-pronari Chelsea, Abramovich po kërkon dëshpërimisht hua nga miqtë e tij në Hollivud që të mund të paguaj stafin e tij pasi nuk dëshiron që stafi i tij të mbetët i pakënaqu nga ai pasi nuk mund ti paguaj. Ai pretendon se nuk i ka vonuar asnjëherë pagën stafit të tij, e cila është 750 milion dollarë në javë.

Por edhe pse ai mori pjesë në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, miqtë e tij nuk janë të sigurtë nëse ai duhet të ndihmohet financiarisht.

“Roman Abramovich po kërkon nga miqtë e tij më të ngushtë hua një milion dollarë. Ai pretendon se nuk e ka vonuar asnjëherë pagën stafit të tij, e cila është 750 milion dollarë në javë. Ai ndër të tjera ka kontaktuar me miqtë e tij, regjisorin e Hollivudit Brett Ratner dhe familjen e pasur amerikane Rothschild për t’u kërkua para. Por ata nuk kanë pranuar sepse ose nuk kanë aq para në dorë ose kanë frikë për pasojat që mund t’ju vijnë nëse ndihmojnë mikun e tyre”- shkruhet në artikull.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian sanksionuan Abramovich i cili ka një pasuri neto prej 14.3 miliardë dollar. Abramovich mori pjesë në bashkëbisedimet mes deligacioneve ruse dhe ukrainase të mbajtur në Turqi.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi roman abramovich lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll