Politike

Mediet greke jehonë protestës së 8 Korrikut: Rama nënvlerësoi vullnetin e popullit, akuzat ndaj tij të faktuara

13 Korrik 2019, 06:34 Nga DOSJA
Mediet greke jehonë protestës së 8 Korrikut: Rama

Greqi– Kanali shteteror ERT1 në një edicion lajmesh të ores 21, të ditës së djeshme i kushtoj një rëndesi të veçantë protestës se Shqiptareve në 8 korrik kundër qeverisë Rama. Sipas ERT1 kjo ishte protesta më e madhe e organizuar deri tani.

“Lideri i opozitës i cilësuar si reformator i qendrës politike Lulzim Basha, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, pasi akuzat për korrupsion,krim te organizuar, e mafie ndërkombëtare të tregtisë së drogës…tashmë janë të faktuara”, theksoi ETR1 në kronikë.

Por edhe ANT1 i bëri jehonë protestë së 8 korrikut, ku u theksua se kjo verë duket më e nxehtë se kurrë në aspektin politik.Gjithashtu ky kanal theksoi se ne protestën e 8 Korrikut ishin të pranishëm edhe pjesëtarë te minoritetit grek në Shqipëri, të cilët ashtu si Shqiptaret kërkojnë largimin e menjëhershëm të Ramës nga posti i kryeministrit.

ANT1 raportoi gjithashtu se këto protesta janë vazhdim i protestave te mëparshme,por kjo e 8 Korrikut ishte me e madhe për arsyen se Rama nënvlerësoi vullnetin e popullit edhe të Presidentit Meta,i cili anuloi zgjedhjet per efekt të sigurisë kombëtare.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mediet greke jehonë protestës protesta e opozites 8 korrik 2019 edi rama mediet greke jehonë protestës protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll