Art&Argëtim

Dasma e tyre është afër, por çfarë nuk shkon sipas Arminës

21 Shkurt 2019, 17:54 Nga DOSJA
Dasma e tyre është afër, por çfarë nuk shkon sipas

Në një kohë kur të gjithë prisnin ceremoninë e martesës, Armina dhe Shkëlzeni u mblodhën me të afërmit për ta bërë zyrtare fejesën, si fillim. Krejt papritur, ata të dy shkëmbyen unazat në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, si edhe deklaruan se nuk e mbyllën këtu. Natyrisht, për Arminën, ceremonia e martesës është shumë e rëndësishme, ndaj ajo ka nisur prej kohësh nga përgatitjet e dasmës, madje ka mbyllur punët edhe me bashkëpunëtorët dhe stilistët që tani.

Dasma nuk do të jetë as këtë vit. Kështu tha sot Armina, nga “Rudina”, ku ishte e ftuar bashkë me mikeshën e saj të ngushtë, Borana, për të folur për raportin e tyre të gjatë prej 25-vitesh dhe për projektet që kanë së bashku.

Pas pyetjes së Rudinës, nëse dasma është afër, ajo konfirmoi, por tha se nuk do të jetë këtë vit. “Nuk do jetë këtë vit. Unë nuk dua të jetë numër tek. Kam lexuar që martesa, për fat, duhet të jetë në vit çift. Derisa ne bashkëjetojmë, mendoj se nuk ka rëndësi… “ , – deklaroi Armina duke shtuar se përgatitjet i ka filluar: “Përgatitjet i kam bërë, bashkëpunimet i kam bërë, edhe me stilistët që tani…”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani kur do te behet dasma? shkëlzen berisha armina mevlani kur do te behet dasma? shkëlzen berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 17:33

Bledi, mësuesi mirditor që jep anglisht në Kinë

“Bledar Jushi ka mbaruar anglisht dhe për disa vite ka dhënë mësim në shkollën 9 vjecare në Rrëshen, një mësuesi i ri pasionant, që kishte bërë vend në zemrat e...