Art&Argëtim

Për një arsye interesante, nuk do të ketë më Oscars, por ‘Osc-HER’

21 Shkurt 2019, 17:23 Nga DOSJA
Për një arsye interesante, nuk do të ketë më Oscars,

Në gjithë historinë e çmimeve Oscar, për herë të parë këtë vit ka më shumë kandidate gra. Prandaj pak para ceremonisë, si një formë për të mbështetur gratë në kinematografi, ‘ODEON Cinemas’ prodhoi një gamë statujash të quajtura ‘Osc-HER’, që ndonëse nuk do të përdoren në eventin e famshëm, përcollën një frymë pozitive.

 

Që nga fillimi i Oscar në vitin 1927, vetëm 10.7% e të gjithë fituesve kanë qenë gra. E para ishte Janet Gaynor në 1929-n për rolin e saj në filmin “Seventh Heaven”. Për këtë arsye, ODEON krijoi tri versione statujash: Janet Gaynor, si e para grua që rrëmbeu çmimin prestigjoz, Lady Gaga (A Star is Born) dhe Olivia Colman (The Favourite), ku këto dy të fundit janë ndër pretendentet kryesore për çmimin “Aktorja më e mirë në rol protagonist”, krahas Glenn Close (The Wife), Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?) dhe Yalitza Aparicio (Roma).

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture osc-her 2019 oscars 2019 statujat e reja ne nder te gruas osc-her 2019 oscars 2019 statujat e reja ne nder te gruas

Sondazh

Poll