Bota

Masaka në Bucha, Rusia: Kërkojmë të thirret një takim i këshillit të sigurimit të OKB-së

3 Prill 2022, 20:12 Nga DOSJA
Masaka në Bucha, Rusia: Kërkojmë të thirret një takim i

RUSI- Rusia kërkon që të diskutohet në Këshillin e Sigurimit për masakrën në Buça. Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të diskutojë të hënën për atë që e quajti “provokim nga radikalët ukrainas”, duke aluduar për pamjet e civilëve të vrarë në qytetin Buça në afërsi të Kievit.

“Në dritën e provokimit të hapur nga radikalët ukrainas në Buça, Rusia ka kërkuar që të thirret një takim i këshillit të sigurimit të OKB-së”, shkroi Dmitry Polansky, zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve në Buça, derisa Moska ka mohuar këto akuza.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry polansky lufta ukraine-rusi dmitry polansky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 18:01

Koha e rregullt, mbyllet votimi në Serbi

SERBI- Votimi në Serbi për zgjedhjet e përgjithshme në vend është mbyllur sipas kohës së rregullt që është vendosur. Por sipas Blic qytetarët serb që kanë qenë ...