Aktualitet

Atentati në autostradën Tiranë-Durrës, Policia: Është qëlluar drejt një mjeti Land Rover

3 Prill 2022, 21:24 Nga DOSJA
Atentati në autostradën Tiranë-Durrës, Policia:

TIRANË- Policia ka publikuar njoftimin mbi atentatin që u bë mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se atentat ju bë një makine tip “Land Rover” dhe se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Pika kontrolli janë ngritur në rrugët që shkojnë për në Durrës, Elbasan si dhe Lezhë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Tiranë, makina qëllohet në lëvizje, shënohet një viktimë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll