Bota

Ora 14:00- Sa është numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e trefishta në Serbi

3 Prill 2022, 12:59 Nga DOSJA
Ora 14:00- Sa është numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet

BEOGRAD– Vazhdon votimi në Serbi. Sipas të dhënave paraprake të Ipsos/CeSID të publikuara pas shkurtimit të tretë në orën 14:00, deri më tani në zgjedhje kanë votuar 29.9 për qind e qytetarëve. Ky është vlerësimi i parë paraprak që mund të ndryshojë pak me rritjen e përqindjes.

Numrin më të madh të votuesëve e ka Vojvodina me 30.3%, ndërsa Beogradi shënon 27,7 për qind të qytetarëve që u janë drejtuar fletëve të votimit. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në vitin 2020, pjesëmarrja deri në orën 14 është më e lartë në përgjithësi në Serbinë qendrore dhe në Beograd, ndërsa në Vojvodinë është pak më e ulët.

Sot mbahen zgjedhjet në Serbi në vitin 2022 në tre nivele – presidenciale, parlamentare, lokale në Beograd, Bor dhe 12 komuna të tjera. Qendrat e votimit në të gjithë vendin janë hapur në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në zgjedhjet e vitit 2022 sonte deri në orën 20.00. Votimi po zhvillohet në gjithsej 8255 qendra votimi.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç garon kundër 8 kandidatëve,sondazhet:Fiton! Opozita merr Beogradin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni beograd zgjedhjet në serbi beograd zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll