Bota

Nuk votoi për presidentin, Kamberi thirrje shqiparëve: Të marrim të paktën tre deputet

3 Prill 2022, 12:17 Nga DOSJA
Nuk votoi për presidentin, Kamberi thirrje shqiparëve: Të marrim

SERBI– Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe deputeti shiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhimim maksimal të shqiptarëve për të pasur minimalisht tre deputetë në parlamentin serb.

Pasi votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, Kamberi tha se duhet të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në luginë.

“Ne duhet të kemi një angazhim sot që të ruajmë nivelin e përfaqësimit, minimumi do të ishte tre deputetë. Tjetër që është me rëndësi është vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilat po na mohohen nga gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopopitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha ai.

Ai tregoi edhe arsyen pse nuk votoi për zgjedhjet presidenciale.

Mjerisht jo, asnjë nga kandidatët që janë në garë për presidentë nuk ka pasur asnjë ofertë për pakicat e sidomos jo për shqiptarët”, shtoi ai.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet në Serbi! Sondazhet nxjerrin fitues Vuçiç,serbët e Kosovës nuk lejohet të votojnë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni shaip kamberi zgjedhjet në serbi shaip kamberi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll