Bota

Lituania vendi i parë që ndalon të gjitha importet e gazit rus për nevojat e brendshme

3 Prill 2022, 11:51 Nga DOSJA
Lituania vendi i parë që ndalon të gjitha importet e gazit rus

LITUANI- Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të përmbushur nevojat e saj të brendshme, duke u bërë vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse, tha të shtunën ministria e energjisë e vendit.

Sipas Reuters, i gjithë gazi natyror për konsum të brendshëm lituanez do të importohet nëpërmjet terminalit të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në portin e Klaipeda, tha ministria në një deklaratë.

Nga ky muaj, jo më gaz rus në Lituani,” shkroi presidenti lituanez Gitanas Nauseda të shtunën, duke thënë se vendi po prish “lidhjet energjetike me agresorin”.

Lituania njoftoi më parë se nuk do të lejojë asnjë import rus të LNG. Terminali Klaipeda LNG, i quajtur Independence, u përurua në vitin 2014 për t’i dhënë fund një monopoli rus të furnizimit me gaz, të cilin presidentja e atëhershme Dalia Grybauskaite e quajti një “kërcënim ekzistencial” për vendin.

Megjithatë, Lituania nuk po i jep fund tranzitit të gazit rus në enklavën e Kaliningradit. Faqja e internetit e rrjetit të gazit të Lituanisë tregoi të shtunën në mbrëmje afërsisht të njëjtën sasi gazi që hynte nga Bjellorusia me atë që eksportohej në Kaliningrad.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gitanas nauseda lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise gitanas nauseda lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll