Bota

Kuleba: Ata që refuzojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, mbështesin vazhdimin e luftës

3 Prill 2022, 11:44 Nga DOSJA
Kuleba: Ata që refuzojnë të dërgojnë armë në

UKRAINË- Ministri ukrainas i Punëve të Jashmte, Dmitry Kuleba tha se më e keqja nuk ka ardhur ende, duke iu referuar luftës dhe pasojave të saj katastrofale.

Gjatë intervistës së tij me “Corriere della Sera”, ministri i ka bërë thirrje Italisë që në këtë moment kritikë të luftës të ndihmojë Ukrainën me armë.

“Do të doja të them se ata që refuzojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, në fakt mbështesin vazhdimin e luftës. Sa më shpejt do të jemi në gjendje të dëbojmë rusët dhe aq më shpejt do të përfundojë lufta. Ne e vlerësojmë vërtet Mario Draghin dhe kolegun tim Luigi Di Maio: ata kanë qenë në anën e duhur të historisë që nga dita e parë e luftës. Presim nga Italia armët e nevojshme për të na mbrojtur dhe jemi të lumtur që ajo ka marrë rolin e vendit udhëheqës në përpjekjet për të na futur në Evropë si një anëtar i plotë. Së fundi, zgjedhja e tyre për të garantuar sigurinë tonë në çdo marrëveshje që mund të lindë nga procesi i paqes është një shenjë e miqësisë dhe seriozitetit të madh”-tha Kulebe.

Kuleba është pyetur gjithashtu nga gazetarët e “Corriere della Sera” se në çfarë pike është procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne po flasim vazhdimisht me njëri-tjetrin, po kërkojmë zgjidhje. Por të gjitha problemet kyçe mbeten të pazgjidhura dhe, për më tepër, këtu zbatohet rregulli i vjetër i diplomacisë, sipas të cilit asgjë nuk është rënë dakord derisa të jetë rënë dakord për gjithçka. Përveç kësaj, pavarësisht nga kanali diplomatik, ushtria ruse vazhdon të sulmojë në terren: ata lëshojnë raketa mbi qytetet tona, ushtarët e tyre kryejnë krime kundër njerëzimit. Edhe kur shënojmë suksese të vogla në bisedime, agresioni ushtarak vazhdon më i përgjakshëm dhe shkatërrues se kurrë,”-tha Kulebe.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kuleba lufta ukraine-rusi dmitry kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll