Aktualitet

“Vrasje për gjakmarrje”, arrestohet 53-vjeçari në Durrës. Policia e shoqëron në Komisariat të zhveshur (VD)

12 Korrik 2019, 16:39 Nga DOSJA
“Vrasje për gjakmarrje”, arrestohet 53-vjeçari në

DURRËS- Një 53-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë sot, pasi ishte në kërim për një vrasje. Skënder Baku ishtë shpallur në kërkim që prej 2015-ës, pasi gjykata e kishte dënuar më 5 vite burg.

Mbi të rëndojnë akuzat “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”. Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg. Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:  Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53-vjeçari operacioni revange policia durres skernder baku arrestohet 53-vjeçari operacioni revange policia durres skernder baku

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2019, 15:00

SHKODËR– Ditën e sotme në Shkodër u arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Angjelin Shkambit më 17 dhjetor të 2017. (Lexo këtu) Teksa udhëtonte në maki...