Aktualitet

Përdhunoi prej 3 vitesh vajzën e tij, Gjykata e Kurbinit lë në burg babain mostër (Emri+VD)

12 Korrik 2019, 13:35 Nga DOSJA
Përdhunoi prej 3 vitesh vajzën e tij, Gjykata e Kurbinit lë

KURBIN- Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin dha sot masën “Arrest me burg” për Shkëlqim Isufin, i akuzuar për veprën penale të ” Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 3 vitesh, ku ndaj saj ka ushtruar edhe dhunë fizike.Po ashtu, 48 vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, dy akuza këto, ndër më të rëndat të kodit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të delikatesës, por edhe për faktin se çështja është nën hetim.

Vajza tha se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici, por pas një jave u detyrua ta tërheqë kallëzimin për shkak të presioneve.

“Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza. “Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai perdhunon vajzen gjykata e kurbinit perdhunimi shkelqim isufi babai perdhunon vajzen gjykata e kurbinit perdhunimi shkelqim isufi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2019, 09:20

TIRANË– Një vogëlush ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit duke iu rikthyer jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Rogeni, djali q...