Aktualitet

Theu masën e arrestit dhe i futi 5 herë thikën 31-vjeçarit, arrestohet i riu në Tiranë

12 Korrik 2019, 14:33 Nga DOSJA
Theu masën e arrestit dhe i futi 5 herë thikën

TIRANË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet të ketë plagosur një 31-vjeçar 5 herë me thikë.

Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergje Legisi”, në zonën e njohur si Laprakë në kryeqytet.

Në atë kohë, 29-vjeçari ishte nën masën “arrest shtëpie”, pasi ishte dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Njoftim i policisë Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari plagoasje me thike ne tirane tirane arrestohet 29 vjecari plagoasje me thike ne tirane tirane

Sondazh

Poll