Aktualitet

Vrau për 30 mijë euro borxh Angjelin Shkambin, arrestohet pas dy vitesh Artan Koçeku, tentoi të largohej me vrap (VD)

12 Korrik 2019, 13:44 Nga DOSJA
Vrau për 30 mijë euro borxh Angjelin Shkambin, arrestohet pas dy

SHKODËR– Pas dy vitesh në kërkim arrestohet i dyshuari për vrasjën e Angjelin Shkambit, Artan Koçeku.

Arrestimi i 29-vjeçarit është bërë gjatë operacionit “Iron Hand”, teksa Koçeku ishye duke lëvizur me mjetin e tij.

Pasi vuri re se u pikas nga Policia, 29-vjeçari tentoi të largohej me vrap por u neutralizua në kohë nga efektivët.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi dy pisoleta me fishek në fole dhe një krehër me fishekë.

Gjithashtu, në automjet së bashku me të ishte dhe një person tjetër me iniciale Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “IRON HAND”

Kapet dhe ndalohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.12.2017 ku ka mbetur i vrarë shtetasi A. Sh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, falë informacioneve të mara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “IRON HAND”, ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër.

Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” .

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh. 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angjelin shkambi arrestohet artan koceku artan koçeku shkoder angjelin shkambi arrestohet artan koceku artan koçeku shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2019, 09:20

TIRANË– Një vogëlush ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit duke iu rikthyer jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Rogeni, djali q...