Aktualitet

Shkonte nga Shqipëria për të shitur kokainë dhe heroinë, arrestohet 23-vjeçari në Itali

3 Prill 2022, 07:01 Nga DOSJA
Shkonte nga Shqipëria për të shitur kokainë dhe

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, i dyshuar për përfshirje në trafik droge.

Sipas mediave vendase, arrestimi i 23-vjeçarit, i cili ishte banues në Shqipëri ka ndodhur të mërkurën në Lugano në kuadër të një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet antidrogë të Policisë së qytetit.

Që nga fillimi i marsit, shqiptari ka shitur me pakicë kokainë dhe heroinë për klientët vendas. Kërkimi i tij si dhe i banesës ku qëndronte rezultoi me zbulimin e rreth 700 gram heroinë dhe rreth 150 gram kokainë si dhe mbi 5000 franga.

Veprat kundër tij janë shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Drogat Narkotike dhe shkelje e Ligjit Federal për të huajt. Arrestimi u konfirmua nga gjyqtari i masave shtrënguese, ndërsa koordinimi i hetimeve iu besua prokurores Marisa Alfier.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll