Aktualitet

Korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllakon, avokati: E padrejtë!

2 Prill 2022, 05:56 Nga DOSJA
Korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllakon,

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme. Seanca e sotme zgjati 2 orë dhe përgjatë kësaj periudhe Bllako nuk ka thënë asnjë fjalë. Seanca nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish ‘syrit’ të mediave. Megjithatë Report siguroi foto të ish-deputetit para GJKKO.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e GJKKO të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave. Në përfundim të seancës, Bllako u nxor me forca të shumta policie, dhe me pranga. 

Fillimisht u raportua se Bllako u vetëdorëzua, më pas u aludua se ishte arratisur nga Shqipëria. Mirëpo me anë të një sqarimi, SPAK deklaronte se arrestimi i Bllakos është bërë në orën 03:30 të mëngjesit të djeshëm, fakt ky që bie në kundërshti më atë të policisë, që deklaroi se ish-deputeti ishte prangosur një natë më parë e që nga mbrëmë ndodhej në Drejtori të Policisë së Tiranës.

Bllako dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja dërgoi edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTOT/ I shoqëruar me forca policie dhe me pranga, Alqi Bllako niset drejt qelisë

Alqi Bllako u la në burg, VENDIMI i Gjykatës për ish-deputetin e PS-së

Avokati i Bllakos:Vendimi jo i drejtë, ai ka përcjellë dokumentin nga Këshilli i Ministrave

FOTOLAJM/ Gjykata e la në burg, shihni reagimin e ish deputetit të PS, Alqi Bllako

Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllako

Del sot para Gjykatës! Alqi Bllako ka 1 KËRKESË: Lehtësim të masës së sigurisë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako arrestohet alqi bllako alqi bllako arrestohet alqi bllako

Sondazh

Poll