Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, plagosen 3 persona, shoferi në gjendje të rëndë

2 Prill 2022, 19:19 Nga DOSJA
Aksident në Gjirokastër, plagosen 3 persona, shoferi në gjendje

GJIROKASTËR– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”. Konkretisht automjeti tip “Ford”, me drejtues E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u  transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet. 20-vjeçari mësohet se është në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëme të mëdha në gjymtyrë. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u  transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gjirokastër gjirokaster aksident në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll