Aktualitet

5 ditë pas atentatit ndaj Dumanit! FNSH rrethojnë Elbasanin, kapet 1 person me armë

2 Prill 2022, 18:28 Nga DOSJA
5 ditë pas atentatit ndaj Dumanit! FNSH rrethojnë Elbasanin, kapet 1

ELBASAN– Një person është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi është kapur me armë zjarri. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) së bashku me Policinë e Elbasanit. Efektivët kanë rrethuar lokalin ku kishin marrë informacion se ndodhej një person me armë dhe më pas e kanë prangosur atë.

Ende nuk dihet identiteti i personi të vënë në pranga. Ky aksion vjen pesë ditë pas përplasjes me armë që u regjistrua në Papër të Elbasanit, ngjarje ku mbeti i plagosur nuredin Dumani, i akuzuar për të paktën shtatë vrasje. Ai tashmë ndodhet në spitalin e traumës ku është njohur me masat e sigurisë ‘arrestm e burg’. Nuk dihet nëse operacioni i mbrëmjes së sotme është vijimi i ‘Arratia’ siç edhe kishte emrin e koduar aksioni përmes të cilit u vu në pranga Dumani.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

S’ka të shtëna në Elbasan, policia sqaron: Është operacion, 1 u kap me armë, ka kontrolle

VIDEO- Policia kap një person me armë në Elbasan, gruaja e ndjek nga pas: Jozefo….

PAMJET e para nga Elbasani, policia rrethon lokalin ku pati të shtëna

*lajmi mbetet në përditësim 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbasanit policia e elbasanit

Sondazh

Poll