Aktualitet

Qeset e ZEZA ‘full’ me kanabis! Ndalohet makina në aksin Lezhë-Milot, arrestohen 2 persona

2 Prill 2022, 06:32 Nga DOSJA
Qeset e ZEZA ‘full’ me kanabis! Ndalohet makina në aksin

LEZHË– Ardit Marku 26 vjeç dhe Emiljan Gega 22-vjeç janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u zbuluan duke transportuar 26 kilogramë kanabis në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia kishte marrë informacion se të rinjtë po transportonin lëndë narkotike. Ata bën të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë. Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues Markun dhe pasagjer Gegën u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve të cilët do të akuzone për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ForcënOperacionale në DVP Lezhë.Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 26 kilogramë kanabis sativa, 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, shërbimet e Policisë Lezhë, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë. Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit marku emiljano marko kanabis ne lezhe lezhe ardit marku emiljano marko kanabis ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll