Aktualitet

Për Artan Lamen vrasja është normale: Në zonat si Thethi s’vidhet koka, se të ikën koka

1 Prill 2022, 20:50 Nga DOSJA
Për Artan Lamen vrasja është normale: Në zonat si Thethi

TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se në zona malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme pronësie. Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur në zona të tilla sepse nuk mund t’i merret prona dikujt, duke folur për vrasje, pa as problemin më të vogël.

Mesa duket për Lamen fenomeni i vrasjes është tejet normal, e flet për të sikur të jetë duke folur për një kompliment.

“Në zonat malore si në Valbonë dhe Thetit nuk kanë ndodhur masakra të tilla pronësore, sepse në Theth nuk shkon dot t’ia marrësh pronën sepse të shkon koka. Këtë të mirë e kanë, të thonë ky është gardhi im, mos e kalo dhe nuk të thotë njeri mos e kalo, nuk të thotë njeri mos e ndalo. Atje po ndërtohet pa kriter dhe ndoshta duhet të ndihet dora e shtetit nga të dyja anët: nga kulaçi dhe kërbaçi. Duhet përfunduar procesi i Kadastrës në ato zona dhe procesi i planifikimit të ato zona dhe ky është kulaçi dhe kërbaçi për të ndaluar ndërtimet pa leje sepse do të prishin të ardhmen e tyre,”-shkruan Lame.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame artan lame

Sondazh

Poll