Bota

Kryqi i Kuq shtyn përpjekjet për evakuim të Mariupolit: Do vazhdojmë ditën e nesërme

1 Prill 2022, 17:03 Nga DOSJA
Kryqi i Kuq shtyn përpjekjet për evakuim të Mariupolit: Do

UKRAINË- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se ka shtyrë një përpjekje për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar Mariupol. BBC shkruan se përpjekja do të vazhdojë ditën e nesërme, duke theksuar se në mënyrë që operacioni të ketë sukses të dy vendet duhet që respektojnë marrëveshjet.

“Ekipi i KNKK-së që kishte qenë në rrugën e tij për në Mariupol të premten për të lehtësuar kalimin e sigurt të civilëve duhej të kthehej në Zaporizhzhia pasi marrëveshjet dhe kushtet e bënë të pamundur vazhdimin. Ekipi i KNKK-së, i cili përbëhet nga tre automjete dhe nëntë personel, nuk arriti në Mariupol dhe nuk lehtësoi kalimin e sigurt të civilëve sot. Ata do të përpiqen sërish të shtunën për të lehtësuar kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol. Që operacioni të ketë sukses, është kritike që palët të respektojnë marrëveshjet dhe të ofrojnë kushtet e nevojshme dhe garancitë e sigurisë. Nëse dhe kur të ndodhë operacioni i kalimit të sigurt, roli i KNKK-së si një ndërmjetës neutral do të ishte të shoqëronte kolonën nga Mariupol në një qytet tjetër në Ukrainë,” tha Kryqi i Kuq.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kryqi i kuq lufta ukraine-rusi kryqi i kuq lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll