Bota

Drejtoresha e shkollës në Gjakovë denoncon Duda Baljen pas postimit për ndalimin e shamisë

1 Prill 2022, 16:01 Nga DOSJA
Drejtoresha e shkollës në Gjakovë denoncon Duda Baljen pas

KOSOVË- Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjete sociale shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë. Gazeta Express shkruan se Gjergjaj duke iu përgjigjur Baljes, mbrëmë, e ka akuzuar deputeten për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj saj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet policisë.

Shefi i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, konfirmoi se drejtoresha Gjergjaj ka hapur rast në polici pas kërcënimeve që ka pasur.

“Kemi rast te hapur “Kanosje” ankuese është drejtoresha e shkolles së mesme Nexhmedin Nixha- Gjakovë”, tha ai.

Reagimin e deputetes Balje ndaj drejtoreshës Gjergjaj, kjo e fundit e ka quajtur linç dhe duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë.

Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

“Plas” debati në Kosovë, shkak ndalimi i mbajtjes së shamisë në një shkollë në Gjakovë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni emin hoxha florentina gjergjaj shkolla ne gjakove emin hoxha florentina gjergjaj shkolla ne gjakove

Sondazh

Poll