Bota

Shtëpi për Ukrainën/ Anglia nis skemën për të ndihmuar refugjatët ukrainas

1 Prill 2022, 15:21 Nga DOSJA
Shtëpi për Ukrainën/ Anglia nis skemën për të

UKRAINË- Ka nisur një skemë për të përshtatur refugjatët ukrainas me njerëzit në MB që duan t’u japin atyre një shtëpi. BBC shkruan se ‘Homes for Ukraine’ i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili filloi muajin e kaluar, i lejon njerëzit të sjellin refugjatë në vend, por sponsori duhet të dijë emrin e refugjatit. Që nga 31 marsi, ka pasur 32,200 aplikime për viza nëpërmjet skemës, me 4,700 viza të lëshuara.

Skema e re e drejtuar nga shoqata bamirëse Reset Communities and Refugees do të “përputhet” me refugjatët dhe sponsorët që nuk e njihnin më parë njëri-tjetrin.

Organizatat e refugjatëve kohët e fundit paralajmëruan se skema Homes for Ukraine mund të bëhet “Tinder për trafikantët seksual”. BBC ka raportuar për shqetësime më të gjera rreth shfrytëzimit të grave dhe fëmijëve pas largimit nga Ukraina.

Por Kate Brown, shefja ekzekutive e Reset Communities and Refugees, tha se do të kishte sisteme të drejta dhe rigoroze.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për lëvizjen e mirëseardhjes së refugjatëve në MB. Me 200,000 njerëz të regjistruar për të ofruar shtëpitë e tyre nën skemën Homes for Ukraine, dhe qindra mijëra të tjerë që ofrojnë mbështetje, ne jemi në gjendje të ndihmojmë më shumë refugjatë se kurrë më parë,” tha ajo.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota homes for ukraine kate brown lufta ukraine-rusi homes for ukraine kate brown lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll