Bota

Del video, si ra në grackë Haradinaj nga dy komikët rusë: Do e mbështes Poroshenkon…në Twitter

12 Korrik 2019, 11:21 Nga DOSJA
Del video, si ra në grackë Haradinaj nga dy komikët rusë: Do

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rus, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko, shkruan Gazeta Express.  

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në twitter.

Pre e komikëve rus ka rënë edhe kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rus.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë. Marrë nga GazetaExpress

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota komiket ruse ramush haradinaj komiket ruse ramush haradinaj

Sondazh

Poll