Bota

Përfshihet nga flakët një depo karburanti në Belgorodit, Rusia akuzon Ukrainën

1 Prill 2022, 06:32 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një depo karburanti në Belgorodit,

RUSI- Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë në një deklaratë se një depo karburanti në qytetin rus të Belgorod është djegur pasi sipas tij ajo është goditur nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës.

Sipas sky news, Gladkov tha në kanalin e tij Telegram këtë mëngjes se zjarri u shkaktua nga sulmet ajrore nga helikopterët ukrainas pasi ata kaluan kufirin në lartësi të ulët.

Dy punëtorë në depo kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa zona në qytet, të vendosura afër kufirit me Ukrainën, janë duke u evakuuar.

An oil depot is on fire in #Belgorod, #Russia.

“The emergency services went to the place of fire, measures are being taken to eliminate it”, said Gladkov, the governor of the region in his Telegram channel. pic.twitter.com/ey7rC5ChSz

— NEXTA (@nexta_tv) April 1, 2022

Megjithatë, firma ruse e naftës Rosneft, e cila zotëron depon e karburantit, tha në një deklaratë të veçantë se askush nuk u lëndua nga zjarri, megjithëse nuk dha asnjë informacion për shkakun.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll