Bota

Trupat ruse nuk tërhiqen, vijon evakuimi nga Mariupol, Zelensky: Ndaloni tregtinë me Rusinë

31 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA
Trupat ruse nuk tërhiqen, vijon evakuimi nga Mariupol, Zelensky: Ndaloni

UKRAINË– Lufta sot futet në ditën e saj të 36-të! Sot ka rreth 4000 ushtarë dhe ekstremistë të tjerë ukrainas në Mariupol, tha zëdhënësi i Milicisë Popullore të DNR, Eduard Basurin.

Mësohet se ditën e sotme është nisur një kolonë autobusësh për në qytetin port jugor, për të kryer evakuuimin e civilëve. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyy, i është drejtuar parlamentit australian përmes lidhjes video. Apeli i tij ndaj tyre bazohet në kërcënimin ndaj sigurisë globale nëse Rusia nuk ndalet në ambiciet e saj kundër Ukrainës. 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sot ka folur para parlamentit holandez, i cili kërkoi politikanëve në Holandë armë, ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e vendit dhe për t’i dhënë fund biznesit me Rusinë. Zelenskyy, ditën e sotme ka zhvilluar turin e tij virtual nëpër parlamentet e botës, përmes lidhjes video për t’iu kërkuar ndihmë për luftën në Ukrainë.

“Duhen sanksione më të forta në mënyrë që Rusia të mos ketë një shans për ta vazhduar më tej këtë luftë në Evropë. Ndaloni të gjitha tregtitë me Rusinë”, tha Zelenskyy.

Komisioni Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Kremlinit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërkohë kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen. Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha se sipas informacioneve që ai ka ata po përpiqen të rigrupohen dhe rifurnizohen që të përforcojnë ofensivën.

Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen.”-tha Stoltenberg.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se dëshiron që vendet “jomiqësore”, përfshirë vendet e BE-së, të paguajnë faturat e gazit në rubla, gjë që vendet perëndimore e kanë refuzuar.

Kontratat ekzistuese për blerjen e gazit rus do të pushojnë së zbatuari në rast të refuzimit për të paguar në rubla. Disa politikanë evropianë duken të gatshëm të neglizhojnë interesat e qytetarëve të tyre, vetëm për të kënaqur “zotin” e tyre transatlantik,“-tha Putin.

Rusia kundërshton vendosjen e mundshme të infrastrukturës ushtarake të SHBA-së ose NATO-s në vendet e Azisë Qendrore në fqinjësi me Afganistanin, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë bisedimet e tyre të paqes përmes lidhjes video më 1 prill, tha zyrtari i lartë ukrainas David Arahami, pasi raundi i tyre i fundit përfundoi në Turqi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lideri separatist i Donetskut urdhëron formimin e administratës së qytetit për Mariupol

Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Rusia po fokuson sulmet në katër zona, përfshirë Kievin

Zelensky flet në parlamentin belg, u kërkon ndihmë me armë, sanksione dhe anëtarësim në BE

SANKSIONET/Rusia fut në listën e zezë liderët e BE-së në shenjë hakmarrjeje

Britania shton listën e personave të sanksionuar rusë, mes tyre edhe “Kasapi i Mariupolit”

Ushtarët rusë shtrohen në spital, mjekët:Janë ekspozuar ndaj radioaktivitetit të Çernobilit

Dialogu dypalësh, Erdogan: Jemi të gatshëm të veprojmë si garantues për Ukrainën

Fjalimet në parlament, Zelensky do t’i drejtohet shtetit të 17-të nga fillimi i luftës

Putin rekruton 134,000 ushtarë të rinj, Shoigu: Nuk do të shkojnë në Ukrainë

Rusia akuzon Ukrainën për dëmtim të qëllimshëm të komunikimeve në Çernobil

Pas telefonatës me Putin, Draghi: Sipas tij nuk është koha e duhur për armëpushim

Sulmi ajror godet bazën ushtarake në rajonin Dnipro, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

NEGOCIATAT/ Çavusoglu: Abramovich po punon me sinqeritet për t’i dhënë fund luftës

Çfarë është Donbasi dhe pse është i rëndësishëm në luftën Ukrainë- Rusi?

Priten sulme të tjera, Stoltenberg: Forcat ruse nuk po tërhiqen, ato po rigrupohen

Presidenti i Lituanisë: Europa duhet të ndalojë së bleri gazin dhe naftën ruse

Shefi i shtabit të Zelenskyyt: Nuk jam shumë optimist pas bisedimeve në Stamboll

Guvernatori i Kharkiv: Bombardimet ruse po pengojnë hapjen e korridoreve të evakuimit

Ministri i mbrojtjes i Tajvanit: Ne po studiojmë taktikat e luftës që Ukraina përdori

Ministri gjerman: Do të jemi më të varfër por ky është një çmim i vogël për t’u paguar

Prokurorja e përgjithshme ukrainase: Mbi 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur nga forcat ruse

Kryqi i Kuq niset drejt Mariupolit pas bombardimeve nga forcat ruse

Zelenskyy: Ndaloni të gjitha tregtitë me Rusinë

VIDEO/Pamjet që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Mariupol

VIDEO/Pamje të frikshme, ukrainasit ngasin makinat mbi minat e lëna nga trupat ruse

Shefi i GCHQ: Putini e ka keqvlerësuar situatën e luftës

Australia rrit tarifat për të gjitha importet ruse dhe bjelloruse

Zyrtarët ukrainas bien dakord me Rusinë për hapjen e një korridori evakuimi në Mariupol

Ukrainë: Forcat ruse po rigrupohen në Bjellorusi

Britania e Madhe: Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Chernihiv pavarësisht premtimeve

Zelenskyy: Askush në botë nuk do të jetë i sigurtë nëse nuk e ndalojmë Rusinë

Lavrov takohet me ministrin e Jashtëm të Afganistanit në Tunxi

FOTO/ Qindra ukrainas mbërrijnë në Meksikë

Boris Johnson: Mos lejoni që refugjatët ukrainas të bëhen ‘Tinder për trafikantët e seksit’

Gjyshja ukrainase iu ofron ushtarëve rusë tortë me zink, helmon tetë prej tyre

Nuk parashikoi pushtimin rus! Pushohet nga puna shefi i inteligjencës franceze

Rusia shpall armëpushim në Mariupol, lejon evakuimin e civilëve

Zelenskyy: S’është e vërtetë që Rusia është tërhequr, të gatshëm të mbrojmë çdo metër tokë

Kryebashkiaku i Kharkiv: Qytetarët të kthehen ne punë, ekonomia duhet të rigjallërohet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll