Bota

Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

31 Mars 2022, 20:02 Nga DOSJA
Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se nuk ka “asnjë provë të qartë” se Vladimir Putin po zvogëlon operacionet ushtarake rreth Kievit dhe sugjeroi se presidenti rus mund të ketë urdhëruar shkarkimin e disa këshilltarëve të tij ose vendosjen në arrest shtëpiak. Biden u tha gazetarëve se “ka disa tregues” se Putini i ka ndërmarrë ato hapa kundër disa prej këshilltarëve të tij por sipas tij nuk ka prova të forta për këtë.

Shtëpia e Bardhë publikoi të mërkurën gjetje të paklasifikuara të inteligjencës se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse. Presidenti i bëri komentet pasi njoftoi zyrtarisht se SHBA-ja do të lëshonte 1 milion fuçi naftë në ditë nga rezerva strategjike e naftës e vendit me shpresën për të ulur çmimet e derivateve.

Biden përsëriti gjithashtu se administrata e tij mbetet skeptike se Rusia do të zvogëlojë operacionet rreth Kievit, siç njoftoi Moska në fillim të kësaj jave. Forcat ruse vazhduan të bombardojnë periferitë e Kievit të enjten, dy ditë pasi Kremlini njoftoi se do të zvogëlonte ndjeshëm operacionet pranë kryeqytetit dhe qytetit verior të Çernihivit.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll