Aktualitet

MOS, ngelëm pa satelitë!

31 Mars 2022, 18:04 Nga DOSJA
MOS, ngelëm pa satelitë!

TIRANË– Muaji mars iku, po ne ngelëm “bosh”! Pa satelitin e premtuarnga kryeministri Edi Rama në hapësirë. Ky i fundit premtoi publikisht nga Kuvendi i Shqipërisë sëe brenda muajit mars në hapësirë do të ngrihej sateliti “Albania 1”, madje shtoi se ai nuk do të ishte i vetmi.

Shumë shpejt bashkë me të në hapësirë do të ngrihej dhe “Albania 2”, plan që duhet të realizohet në muajin qershor.

“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallatë dhe humor, nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim, të parin në muajin mars, do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe Policia e Shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e Policisë,”-thoshte Rama.

Ditët kaluan si pa u kuptuar e ende satelitë nuk ka! Ku shkoi premtimi i Ramës? Pse nuk e kemi satelitin, apo s’i ka dalë buxheti? Ndoshta ia ka marrë mendjen Alqi Bllako, që pritet të arrestohet nga momenti në moment. S’ka faj, ku ta mbajë mendjen më parë…

Ka frikë të kthejë kokën se dikush mund t’i arrestohet!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama dhe sateliti edi rama edi rama dhe sateliti

Sondazh

Poll