Bota

Pagesa e gazit në rubla, pas Gjermanisë dhe Francës reagon dhe Britania: Nuk do ta bëjmë

31 Mars 2022, 15:19 Nga DOSJA
Pagesa e gazit në rubla, pas Gjermanisë dhe Francës reagon dhe

BRITANI- Mbretëria e Bashkuar nuk planifikon të paguajë për gazin rus në rubla, tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, duke shtuar se qeveria po monitoronte implikimet për tregun evropian të kërkesës së Putin.

I pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania e Madhe do të paguante në rubla për gazin rus, zëdhënësi tha se nuk e sheh si një mundësi.

Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë“.-tha ai.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjermania me Francën ku ministrat e jashtëm në një konferencë të përbashkët shprehën qëndrimin kundër vendimit të Putin.

Presidenti rus tha se kishte nënshkruar një dekret duke thënë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriteshin nëse këto pagesa nuk do të kryheshin.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson cmimi i gazit rus boris johnson cmimi i gazit rus

Sondazh

Poll