Bota

Vendimi i Putin: Paguani në rubla për furnizimet me gaz ose kontratat do të ndërpriten

31 Mars 2022, 13:40 Nga DOSJA
Vendimi i Putin: Paguani në rubla për furnizimet me gaz ose kontratat

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nga nesër vendet që blejnë gaz nga Rusia duhet të paguajnë në rubla ose kontratat e tyre nuk do të respektohen.

Kontratat ekzistuese për blerjen e gazit rus do të pushojnë së zbatuari në rast të refuzimit për të paguar në rubla. Disa politikanë evropianë duken të gatshëm të neglizhojnë interesat e qytetarëve të tyre, vetëm për të kënaqur “zotin” e tyre transatlantik,“-tha Putin.

Në një deklaratë televizive, Putin tha se kalimi në rubla ishte krijuar për të “forcuar sovranitetin tonë”.

“Blerësit e huaj duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse,” vazhdoi ai.

Rusia furnizon rreth një të tretën e gazit të Evropës, por deri më sot kompanitë dhe qeveritë perëndimore e kanë refuzuar këtë kërkesë për pagesë në rubla si një shkelje e kontratave ekzistuese, të cilat janë vendosur në euro ose dollarë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sanksionet ndaj rusise vladimir putin sanksionet ndaj rusise vladimir putin

Sondazh

Poll