Ushtarët rusë shtrohen në spital, mjekët:Janë ekspozuar ndaj radioaktivitetit të Çernobilit
31 Mars 2022, 14:36Nga DOSJA
BJELLORUSI– Të paktën shtatë autobusë që transportonin ushtarë rusë kanë mbërritur në qytetin e Gomelit këtë javë, ku ndodhet një qendër që është e specializuar në trajtimin e të infektuarve me radioaktivitet. Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shqetësime se qindra ushtarë rusë të gjetur në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit janë të infektuar me radioaktivitet.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, ushtarët rusë marrin trajtim special në qytetin Gomel të Bjellorusisë, pasi nuk ishin pajisur me aksesorët e duhur për të qëndruar pranë centralit bërthamor, duke kryer praktikisht “vetëvrasje”. Yaroslav Cemelianenko, një zyrtar i shërbimit shtetëror ukrainas që mbikëqyr zonën e Çernobilit, pretendon se ushtarët rusë po trajtohen për ekspozim ndaj rrezatimit pasi kishin thithur me tepricë “pluhurin radioaktiv”.
Zona e madhe rreth Çernobilit është një zonë e ndaluar për këdo që nuk punon atje, por “Pylli i Kuq” konsiderohet aq i ndotur sa që as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen ta vizitojnë pa leje të posaçme.
ITALI- Duke filluar nga dita e nesërme, Italia do të heqë të gjitha masat anti-Covid ndërkohë që jeta do të kthehet drejt normalitetit gradualisht.Sipas mediave...
TURQI- Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ku tha se detajet e një formati ...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret, i cili shton 134.500 rekrut të rinj në ushtrinë ruse në draftin e saj pranveror.Sipas Skynews, min...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin informoi kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me vendimin për të kaluar në pagesat për gazin rus në rubla, njoftoi shërb...
ITALI– Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit italian Mario Draghi se nuk ishin krijuar ende kushtet për një armëpushim në Ukrainë, tha Draghi ...
UKRAINË– Një bazë ushtarake në rajonin Dnipro të Ukrainës është goditur nga forcat ruse sipas guvernatorit lokal.Sipas Skynews, Valentyn Reznichenko ...