Bota

Vrasja e tre vajzave në Patra, “zhduket” babai i tyre, dëshmitari: Është i frikësuar

31 Mars 2022, 13:25 Nga DOSJA
Vrasja e tre vajzave në Patra, “zhduket” babai i tyre,

GREQI– Pas ndjekjes penale ndaj Roula Pispirigou për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare, Georgina, interesi është kthyer tek bashkëshorti i saj i larguar, Manos Daskalakis, i cili orët e fundit rezulton i zhdukur në Patra.

Sipas informacioneve të mediave greke, Daskalakis është “zhdukur diku në Patra” dhe është “i frikësuar”, ndërkohë që ka lëvizshmëri nga të afërmit e tij për ta qetësuar dhe për ta bindur që të shkojë i vetëm në polici, të dëshmojë atë që di dhe të ndihmojë në puna e Autoriteteve”.

Emisioni “Mëngjesi” i ANT1 prezantoi një video që u publikua në internet me dëshmitë e një burri, i cili punon në shoqërimin e zyrtarëve të lartë dhe ka kontakte me policinë dhe që kishte gjetur një të afërm të Roula Pispirigou.

Para disa ditësh më telefonoi xhaxhai i Roula Pispirigou dhe më kërkoi ta takoja. Ishim të gjithë bashkë në shtëpinë e tij. Gjëja e parë që bënë ishte që më morën celularin. Më kërkuan t’i mbroja. Pispirigu dhe motra e saj ishin aty. Ata morën kërcënime dhe kërkonin mbrojtje. Gjëja e parë që më pyeti ishte nëse do të rrëfente në 15 minutat e para, pasi diku kishte mësuar se nëse do të shkonte në polici, do të rrëfente në 15 minuta. E dyta që më pyeti ishte nëse njihja dikë që po hetonte çështjen për të mësuar se si po shkonte dhe e treta nëse kisha njerëz, për të gjetur se ku jeton Manos në Athinë. U takuam edhe dy herë të tjera”,-tha burri.

LAJMI KRYESOR/ Nëna monstër, si helmoi 3 vajzat e saj me ketaminë!Tentativa e 9-vjeçares për ndihmë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni manos daskalakis roula pispirigou manos daskalakis roula pispirigou

Sondazh

Poll