Aktualitet

Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

31 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

Në Tiranë është zhvilluar mbrëmë (30 mars 2022) një takim gjeneratash, gazetarësh dhe krijuesish, të cilët kanë bashkëpunuar në vite me gazetën “Studenti”, me pjesmarrjen dhe të disa studentëve që aktualisht janë të angazhuar në media.

Shkak ka qenë përkujtimi i gazetës “Studenti” (1967 – 1994), por krahas nostalgjisë forumi është fokusuar dhe te krijimi i më shumë hapësirave në media për studentët, që ata të kenë gazetën, portalin, radion, pse jo dhe kanalin televiziv të tyre. Kjo u pa si forcim i rolit dhe ndikimit të mediave studentore në problematikat që hasen, si dhe në nxitjen e aktivizmit të të rinjve, për të qenë më proaktivë në vendimarrje. Gjithashtu për të qenë sa më efikase në prezantimin e propozimeve dhe pikëpamjeve të tyre, për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, në përmirësimin e jetesës, por dhe në favor të zhvillimit të kushteve për aktivitetet shkencore dhe inovative.

Gazeta “Studenti” ka qenë pjesë e tregut mediatik shqiptar nga viti 1967 deri në vitin 1994, duke qenë zëri dhe hapësira e atyre që ndiqnin studimet, jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por dhe në institucione të arsimit të lartë në kryeqytet e në qytete të tjera të vendit. “Studenti” kujtohet si media ku hodhën hapat e parë në publicistikë e krijimtari letrare nga shumë të rinj që kanë ndjekur studimet dhe më pas u bënë ndër emrat e njohur publikë në gazetari apo fusha të tjera.

Në drejtimin e redaksisë së gazetës STUDENTI kanë qenë Xhafer Dobrushi, Mehmet Elezi, Hysni Milloshi, Tonin Shtjefni, Dilaver Baxhaku, Skënder Duka, Remzi Lani, Kudret Isai, Rrapo Zgurri, Sokol Terihati dhe Arben Muka.

Një ekspozitë e pamore në mjediset ku u zhvillua eventi ishte si një ditar retrospektiv i zhvillimeve në infrastrukturën universitare të Shqipërisë, si pasqyrim dhe reflektim i ngjarjeve më të bujshme, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet historike në tërë shoqërinë shqiptare. Fillimi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri dha impakt të drejtpërdrejt në të gjithë shoqërinë. Kjo ishte padyshim dhe një frymëmarrje më e madhe për gazetën “Studenti”, e cila vijonte punën e vet në kushtet e lirisë së shprehjes dhe mendimit, në rrethanat e garancisë për plularizëm politik.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet studentët takim studentët takim

Sondazh

Poll