Art&Argëtim

E ngacmuan në prani të partnerit, Armina Mevlani tregon reagimin e papritur të Shkëlzenit

31 Mars 2022, 11:54 Nga DOSJA
E ngacmuan në prani të partnerit, Armina Mevlani tregon reagimin e

TIRANË- Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani, teksa diskutonte incidentin në ndarjen e çmimeve Oscars 2022 mes Will Smith dhe Chris Rock, tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur ku është dashur ndërhyrja e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj.”- tha Armina.

E pyetur në ‘Goca dhe Gra’, ajo tregoi se kishte qenë me partnerin e saj kur dikush i bëri një koment  jo të këndshëm dhe nuk e priti reagimin e Shkëlzenit që gjithsesi ishte vetëm me fjalë, por që dhe ky reagim ishte jashtë natyrës së tij.

“Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë. Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”,- shtoiArmina.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani shkëlzen berisha armina mevlani shkëlzen berisha

Sondazh

Poll