Art&Argëtim

Tumor në tru, vdes në moshën 33-vjeçare këngëtari britanik, partnerja në pritje të ëmbël

30 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Tumor në tru, vdes në moshën 33-vjeçare

ANGLI- Këngëtari britanik Tom Parker ka vdekur në moshën 33-vjeçare. Mirror shkruan se këngëtari u nda nga jeta të mërkurën pas një beteje me glioblastomën e kancerit të trurit.

Këngëtari u diagnostikua me një tumor të trurit të paoperueshëm, ndërsa gruaja e tij Kelsey ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar gruaja e tij, Kelsey, me një deklaratë rrëqethëse. Kelsey tha: Konfirmojmë se Tom ndërroi jetë paqësisht më herët sot me gjithë familjen e tij pranë. Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë dhe ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë energjike. Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë, mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz tom parker vdes tom parker tom parker vdes tom parker

Sondazh

Poll