Art&Argëtim

I diagnostifikuar me sëmundjen e çrregullimit të trurit, Bruce Willis heq dorë nga aktrimi

30 Mars 2022, 21:29 Nga DOSJA
I diagnostifikuar me sëmundjen e çrregullimit të trurit, Bruce

SHBA- Aktori Bruce Willis do të largohet nga karriera e tij e aktrimit pasi u diagnostikua me afazi, një gjendje që pengon aftësinë e një personi për të folur dhe shkruar. BBC shkruan se familja e aktorit, përfshirë gruan e tij Emma Heming-Willis dhe ish-bashkëshorten Demi Moore, njoftuan gjendjen e tij në Instagram të mërkurën.

“Afazia po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të . Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme,” thuhet në deklaratë.

Willis, është më i njohur për rolin e John McClane në filmat Die Hard, gjë që e bëri atë një yll. Willis ka pesë vajza, tre me Moore dhe dy me Heming-Willis.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bruce willis demi moore emma heming-willis bruce willis demi moore emma heming-willis

Sondazh

Poll