Aktualitet

VIDEO-Mbledhja në PD, Alibeaj para mediave: Berisha të ikë si Basha! Sot pushtoi selinë

31 Mars 2022, 07:56 Nga DOSJA
VIDEO-Mbledhja në PD, Alibeaj para mediave: Berisha të ikë si

TIRANË– Kreu i komanduar i Partisë Demorkatike Enkelejd Alibeaj kërkon që lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha të largohet nga PD. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj e konsideroi një pushtim. Ai tha se gjuha linçuese e proceset që zhvillohen paralelisht nuk e çojnë partinë drejt bashkimit, por e ndajnë atë.

Pjesë nga prononcimi:

Enkelejd Alibeaj: Qëndrimi besoj është i qartë për këdo, e gjitha kjo është një atmosferë pushtimi, pas një vendimi gjykate që ju e dini shumë mirë se nuk ka marrë vendim të prerë dhe apelohet. Ajo që duhet tashmë është spiralja e bashkimit. Spiralja e bashkimit kërkon pikërisht që palët të marrin frymë dhe pikërisht në bazë të qetësojmë shpirtrat e tyre, sepse për 6-7 muaj është zhvilluar një luftë linçimesh dhe duhet të japim sinjale. Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë e PD-së, nuk mund të jepen duke u futur dhunshëm në seli, siç bën Sali Berisha, kur në fakt nuk është pjesë e grupit parlamentar.

Gazetarët: Ka një vendim gjykate

Enkelejd Alibeaj: Të lutem, ka një vendim të parlamentit që në shtator ka konstituuar grupin parlamentar të PD-së, dhe Berisha nuk është pjesë. Dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët duhen bërë dy gjëra, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele nuk bëjnë bashkimin, por i shërbejnë ndasisë. Që të jemi të bashkuar por mbi të gjitha fitues, ashtu siç bëri edhe Basha, duhet të ndodhte edhe me Berishën, jo si kusht, por si nevojë për bashkimin e partisë, si simetri logjike. Unë besoj që ne kemi detyrë, kushdo ka detyrimin që të kërkojë gjithmonë e më tepër sepse u detyrohemi demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këto tollovi, Edi Rama fërkon barkun…

Gazetarët: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi

Enkelejd Alibeaj: Ja e dëgjuat, ky është një zë që është bashkimi, nuk bëjmë dhe nuk është e mirë, po vendosëm sa na mbështesin, sa jo, vetëm sa celebrojmë ndarjen. Do shkoj në parlament të bëj detyrën tonë.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi i PD, prezent Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, mungon Basha

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 31 mars 2022 enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 31 mars 2022

Sondazh

Poll