Aktualitet

TIRANË/Arrestohet një 31- vjeçar, i gjenden lënd narkotike dhe tre aparate celular

31 Mars 2022, 09:03 Nga DOSJA
TIRANË/Arrestohet një 31- vjeçar, i gjenden lënd narkotike

TIRANË- J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjithashtu i janë sekuestruar tre aparate celular dhe një peshore elektronik. Arrestimi i tij është bërë për veprën penale prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike.

 

NJOFTIMI POLICISË TIRANË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Shushicës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Gjin Kuqali”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet finish tirane finish tirane

Sondazh

Poll