Bota

Shefi i GCHQ: Putini e ka keqvlerësuar situatën e luftës

31 Mars 2022, 08:40 Nga DOSJA
Shefi i GCHQ: Putini e ka keqvlerësuar situatën e luftës

BRITANI E MADHE- Shefi i Shtabit të Komunikimit të Qeverisë (GCHQ), Jeremy Fleming, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar gabim situatën në Ukrainë dhe disa ushtarë rusë kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat. Sipas Sky News Gjatë një vizite në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra, Fleming u shpreh se sulmi i Putinit ishte i menduar me parë, dhe se është një ndodhi tronditëse.

“Duket gjithnjë e më shumë sikur Putini e ka keqvlerësuar masivisht situatën. Është e qartë se ai e vlerësoi gabim rezistencën e popullit ukrainas. Ai nënvlerësoi forcën e koalicionit që veprimet e tij do të nxisnin. Ai nënvlerësoi pasojat ekonomike të regjimit të sanksioneve. Gjithashtu mbivlerësoi aftësitë e ushtrisë së tij për të siguruar një fitore të shpejtë. Ne kemi parë ushtarë rusë pa armë dhe moral që refuzojnë të zbatojnë urdhrat, sabotojnë pajisjet e tyre dhe madje rrëzojnë aksidentalisht avionët e tyre. Dhe edhe pse ne besojmë se këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i thonë të vërtetën, ajo që po ndodh dhe shkalla e këtyre gjykimeve të gabuara duhet të jetë e qartë për regjimin.” tha Fleming.

Kreu i agjencisë së inteligjencës britanike të përgjimit paralajmëroi gjithashtu Kinën që të mos jetë ‘shumë e lidhur’ me një vend që thyen me dashje të gjitha rregullat dhe ‘normat për një qeverisje të re globale’.

 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jeremy fleming lufta ukraine-rusi vladimir putin jeremy fleming lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2022, 07:12

FOTO/ Qindra ukrainas mbërrijnë në Meksikë

UKRAINË- Pamje të qindra ukrainasve që kanë mbërritur në Meksikë pasi u larguan nga lufta e vazhdueshme në vendin e tyre. Sipas Sky News kjo vjen pasi Ukra...