Bota

Australia rrit tarifat për të gjitha importet ruse dhe bjelloruse

31 Mars 2022, 08:35 Nga DOSJA
Australia rrit tarifat për të gjitha importet ruse dhe bjelloruse

AUSTRALI- Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten.  

“Australia do të lëshojë një njoftim zyrtar duke tërhequr të drejtën për trajtimin tarifor të Kombit më të Favorizuar (MFN) dhe duke aplikuar një tarifë shtesë prej 35 përqind për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia,”- thuhej në njoftimin për shtyp.

Sipas CNN, në njoftim thuhej se Australia do të punojë ngushtë me partnerët për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

Deklarata përkoi me fjalimin virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në parlamentin australian të enjten. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy , i është drejtuar parlamentit australian përmes lidhjes video. Apeli i tij ndaj tyre bazohej në kërcënimin ndaj sigurisë globale nëse Rusia nuk ndalet në ambiciet e saj kundër Ukrainës. 

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2022, 07:12

FOTO/ Qindra ukrainas mbërrijnë në Meksikë

UKRAINË- Pamje të qindra ukrainasve që kanë mbërritur në Meksikë pasi u larguan nga lufta e vazhdueshme në vendin e tyre. Sipas Sky News kjo vjen pasi Ukra...