LETRA shkoi! Nikolla i shkruan SPAK: Alqi Bllako s’ka më mandat (HAPET rruga për arrestim)
TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me imunitetin e d...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer në kohën e sotme dënimet që jepeshin në periudhën e diktaturës. Kjo pasi ai ka ‘dënuar’ gazetaren Ambrozia Meta me ‘riedukim’ dhe se nuk do tu përgjigjet më pyetjeve të saj për 60 ditët e ardhshme. Pyetja e gazetares ishte në lidhje me urdhër-arrestin e SPAK për deputetin Alqi Bllako si dhe me aferën e inceneratorëve. Por kjo pyetje ju duk bullizuese Ramës dhe se sipas tij ajo kishte kaluar çdo cak në etikën e komunikimit. Ndaj dhe vendosi që të mos përgjigjej fare!
PJESA E PLOTË NGA DEBATI:
Ambrozia Meta: Keni përgjegjësi që një tjetër deputet i juaji po bëhet gati për tu arrestuar për inceneratorët pas ish-ministrit?
Rama: Deputetët janë të popullit, të vetes.
Ambrozia Meta: Ju a keni përgjegjësi që i keni vendosur në lista si kryetar partie? Sepse kallëzimet për ta kanë qenë që në vitin 2020.
Rama: Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik.
Ambrozia Meta: A është një qeveri e korruptuar që një ish-ministër dhe një ish-sekretar akuzohen për korrupsion?
Rama: Unë qëndrova para jush për respekt.
Ambrozia Meta: Dhe ne për respekt të qytetarëve po iu pyesim, po krijohet një grup parlamentar në burg, a nuk ndjeni ju përgjegjësi?
Rama: Edhe njëherë, qëndrova këtu për respekt.
Ambrozia Meta: Ju keni rënë në kurth, e keni kontrolluar punën e tyre?
Rama: Incenerimi është një fazë e tyre. Për kulturë…
Ambrozia Meta: Për kulture nuk djegin. Është një person që është angazhuar gjithë qeveria, madje dhe për landfilin e Vlorës.
Rama: Nëse do më ndërpresësh prap, do humbasësh mundësinë që të marrësh përgjigje nga unë. Po rri në shi për ju.
Ambrozia Meta: Tu thuash shqiptarëve nuk di çfarë firmosni. Pas këtij episodi a do i shikoni ato që firmosni?
Rama: Atëherë, ti e humbet sot të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vijim. Kalon në riedukim, e pabesueshme. Ça të them unë tani? Do shikoni shumë më tepër akoma. Do mbani rregull? Abuzim i bie se jam unë i bullizuari. Po edhe bullizëm është ky.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me imunitetin e d...
TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 2 mjeke dhe një infermier të cilët kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin duke mos e ka...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me kapjen e Nuredin Dumanit dje në Fier, i plagosur dje nga përplasj...
IRLANDË- Sipas një studimi të ri, bandat e mëdha të huaja të drogës mund të përpiqen të futen në tregun fitimprurës të kokainës në Irlandë duke nënshitur f...
TIRANË– Dy mjekë dhe një infermier janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për “moskallëzim krimi”, pasi kanë mjekuar Nuredin D...
TIRANË– Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit, me vete i është gjetur një telefon. Por jo i zakonshëm. Mësohe...
TIRANË- Varianti i coronavirusit Omicron ka pesuar ndryshim duke prodhuar një tjetër Mutracion ,ate BA2 i cili ka nje infektueshmeri 30 % me te larte se sa...
ELBASAN- Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtësia ka nxjerr fajtor djalin e saj, pasi ka humbur jetën në një aksident. Gruaja u tr...
GJERMANI- Hetuesit nga Gjermania dhe Shqipëria kanë zbuluar një bandë mashtrimi, e cila përmes thirrjeve telefonike mashtronte njerëzit në shumë të mëdha financ...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me çfarë ka thënë Nuredin Dumani për hetuesit edhe pse në aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. ...