Aktualitet

Arrestimi i Dumanit, detaje: Janë shoqëruar 1 mjek dhe 2 infermierë

30 Mars 2022, 19:21 Nga DOSJA
Arrestimi i Dumanit, detaje: Janë shoqëruar 1 mjek dhe 2

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 2 mjeke dhe një infermier të cilët kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin duke mos e kallëzuar në polici.

I ftuar në emisionin “Ne Shenjestër”, në News 24, Ferhati deklaroi se në pranga ka rënë edhe një grua nga Kosova, e cila ishte shoqëruesja e Dumanit dhe që kishte marrë një banesë me qira në Fier.

“Janë arrestuar 2 infermierë dhe 1 mjek që kanë bërë edhe kurimin e Dumanit. Mjekët kanë shkuar në banesë. Në pamjet shikohet se plaga e tij është e mire mjekuar dhe mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Është dalur edhe një shtetase kosovare që ka shoqëruar atë në ditët në vijim si dhe disa që kanë rolin e ndërmjetësit mes mjekëve. Banesa në katin e katërt të pallatit kishte 10 ditë që ishte marrë me qira nga shtetësja kosovare. Dumanit i është sekuestruar edhe një telefon i inkriptuar, një telefon që do i hedhë dritë me kë ka komunikuar ai,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eni ferhati nuredin dumani eni ferhati nuredin dumani

Sondazh

Poll