Politike

“Më ke kërcënuar”, Pjerin Ndreu përplaset me Eduart Ndocajn: Të hapen të gjitha kutitë në Lezhë

11 Korrik 2019, 20:55 Nga DOSJA
“Më ke kërcënuar”, Pjerin Ndreu përplaset me

TIRANË- Eduard Ndocaj, kandidati humbs për kryetar në Bashkinë Lezhë ka deklaruar sot se hapja e 11 kutive do të zbubolë manipulimin e zgjedhjeve.

Në një linje telefonike në emisionin “Open” në Top Channel, ai ka deklaruar se  Pjerin Ndreu, kandidati fitues e ka kërcënuar me anë të njërzve të tjerë.

Por në këtë moment ka ndërhyrë dhe Ndreu i cili ka thënë se se kërcëninet janë qesharake dhe ndërhtri në emision për gjera më serioze. “Të flasim për gjëra më serioze”, u shpreh kryetari i ri i Bashkisë Lezhë.

Ndërkohë më tej ish-deputeti i PS tha se ishte i qetë nëse hapeshin të gjitha kutitë e votimit të lezhës dhe sipas tij procesi i votimit ka qenë model dhe nuk ka pasur asnjë problem.

“Jo 11, t’i hapin të gjitha. Procesi në Lezha ka qënë model. T’i hapin kur dhe sa herë të duan. Ishte perfekt. Janë regjistruar aq sa kanë qënë pjesë. Nuk kam asnjë diskutim. Jam shumë i qetë, jo 11 po të gjithë”, tha Ndreu.

Sot në mbledhjet e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve është miratuar kërkesa e Eduart Ndocajt për të hapur 11 kuti për të cilat ka dyshime se ka parregullsi. KQZ tha se nëse do të ketë parregullsi do të nis dhe procedimi për komisionerët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart ndocaj kqz hap 11 kuti parregullsite ne zgjedhje pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 eduart ndocaj kqz hap 11 kuti parregullsite ne zgjedhje pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll