Politike

E FORTË! Arrestimet e SPAK, Rama paralajmëron: Mësohuni t’i besoni, do shihni më tepër!

30 Mars 2022, 17:04 Nga DOSJA
E FORTË! Arrestimet e SPAK, Rama paralajmëron: Mësohuni t’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera por nuk ka përmendur emra. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Rama tha se gazetarët nuk duhet që të habiteshin nga aksionet e SPAK, duke shtuar se shumë të tilla do të shohin edhe në vijim. Por nuk ka përmendur në asnjë moment asnjë emër. Ndërkohë që si gjithmonë ka pasur përplasje dhe me gazetarët, duke iu shmangur përgjigjeve.

“Edhe një herë tjetër, flasim për kënaqësi kur cilido qoftë kërkohet për tu ndaluar, për tu arrestuar, për t’ju ndërprerë një rrugë e caktuar, besoj që është e tepërt, nuk ka nevojë të flasim këtu për kënaqësi, për cilindo qoftë. Por unë po e përsëris, që e para një herë, ky është një proces që sapo ka filluar. Imagjinoni ju tani sikur këtu të ndodhte e kundërta dhe të ishin sot në të njëjtën situatë, jo disa individë nga kjo shumicë, por disa individë të tjerë që i di gjithë Shqipëria se kush janë që janë kundërshtarë të kësaj shumice, se çfarë do thuhej sot. Pra kjo është carë uji i ke dhënë gomarit.

Ndërkohë që unë nuk merrem as me ujin, as me gomarin. Unë po ju them që nuk kam asnjë shqetësim tjetër përveç se që kjo reformë në drejtësi e që ky proces të shkojë përpara. Jam i bindur, e kam ditur që në fillim që nuk do të jetë e lehtë, për 1001 arsye. Jam i bindur që do ketë ngritje dhe ulje në kuptimin e cilësisë së këtij procesi. Jam i bindur që siç janë bërë në të shkuarën, edhe pasi kemi bërë reformën në drejtësi gabime me njerëz që janë liruar që nuk duhet të liroheshin apo e kundërta, do të ketë përsëri, por ajo që i them shqiptarëve është që shikoni drejtë, mos u trishtoni kur shikoni rënie të drejtësisë dhe thjesht dhe vetëm merrni forcë dhe krijoni besim kur shikoni që drejtësia guxon e askush nuk i ndal dorën t’i thotë, “jo, këtu mos guxo se ai nuk preket, ky nuk preket”, kjo është një gjë shumë më e madhe se sa këto që diskutoni ju”, -tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Kërkohet arrestimi i Bllakos! Rama paralajmëron:Përgjegjësi individuale! Do shihni të tjera

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll