Politike

Hetimet e SPAK, Rama: Tregon se shumica nuk e kontrollon drejtësinë

30 Mars 2022, 17:01 Nga DOSJA
Hetimet e SPAK, Rama: Tregon se shumica nuk e kontrollon drejtësinë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët tha se arrestimet e personave pranë Partisë Socialiste, e rrjedhimisht të maxhorancës tregojnë se institucionet e drejtësisë së re nuk janë të kapura nga maxhoranca. Në fjalën e tij, Rama tha se ai e ka bërë të qartë se kushdo që shkel ligjin do të përballet vetë me drejtësinë. Ndërsa shtoi se as vetë nuk do të mbajë qëndrime lidhur me emra të përveçëm që kanë rënë në grackën e drejtësisë.

“Unë po jap përgjigjen për pyetjen e parë, më bëhet pyetja tjetër dhe detyrohem që publikisht të them, nëse do të bëhet dhe një tjetër ndërprerje, thjesht do të humbasësh mundësinë të kesh më përgjigje nga unë. Unë nuk dua të shkoj këtu por kam një problem, edukata nuk negociohet. Etika nuk negociohet dhe unë nuk mund ta negocioj as edukatën dhe as etikën. Kështu që përgjigja ime është, ne kemi ndërtuar impiante. Unë jam shumë krenar për ato vepra dhe veprat janë aty dhe është një punë kaq e rëndësishme sa që sot, territore të tëra të Shqipërisë që deri dje ishin mbytur nga plehrat marrin frymë lirisht, e nëse në këtë proces apo në çdo proces tjetër,  individë të caktuar, me një përgjegjësia po një përgjegjësi tjetër, përveç se bëjnë punën e shtetit, bëjnë edhe punën e qejfit të tyre, kjo nuk ka lidhje as me programin e qeverisë, kjo nuk ka lidhje as me qëllimet e qeverisë, kjo nuk ka lidhje as me projektin vetë, kjo nuk ka lidhej as me rezultatin.

Kjo ka lidhje me një cënim të ligjit dhe ka lidhje me një përgjegjësi që në rast se drejtësia e nxjerr në pah, do të thotë që duhet të jemi të gjithë shumë të kënaqur që në ndërkohë që edhe vepra bëhet, edhe mësimet jepen, që kush përdor detyrën shtetërore për një përfitim personal, mund të përfundojë aty ku deri dje kurrkujt nuk ia priste mendja se mund të përfundonin njerëz me pushtet. Kjo është përgjigja ime, është shumë e thjeshtë, është shumë normale, është një përgjigje që në vendet me mentalitet jo komunist, as nuk kërkohet, sepse nuk e bën njeri si pyetje. Thënë të gjitha këto, për t’i vënë pikën, qëndrimet e mia janë qëndrime që nuk duhet t’i shihni të lidhura me personat, në sensin që këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund. Ndërkohë që qëllimet e mia janë qëllime të lidhura me një proces që ne kemi detyrimin ta shtyjmë përpara dhe ta mbështesim fuqimisht që është reforma në drejtësi. Nga unë vetëm këtë do dëgjoni.

Për të tjera nuk kam asnjë problem, diskutojini vetë, shkoni nëpër studio, dilni nëpër sheshe, bëni gjykata, vrisni njerëz me fjalë por ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një vlerë e re që po krijohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë, që po krijohet nga kjo shumicë qeverisëse dhe që po krijohet nga këto mandate të dhëna nga ky popull, për këtë shumicë e cila nuk është shumica që ka kapur drejtësinë, e cila nuk është shumica që ka bërë reformën në drejtësi për të goditur ata që i ka kundra, e cila nuk është shumica që një gjë tjetër thotë dhe një gjë tjetër bën, por është shumica që përmes meje në radhë të parë dhe përmes të tjerëve, thotë që “ne duam një Shqipëri ku drejtësia të mos shohë as majtas, as djathtas, por të shohë drejtë”. E kush duke u rreshtuar majtas apo djathtas nuk ecën drejtë, por hedh një hap drejt dhe një hap shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë, do përgjigjet. Kaq“-shtoi Rama.

LAJMI KRYESOR: Kërkohet arrestimi i Bllakos! Rama paralajmëron:Përgjegjësi individuale! Do shihni të tjera

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll