Aktualitet

Varianti i ri i covid, simptoma të reja: Dhimbje barku, por doktorët qetësojnë

30 Mars 2022, 20:14 Nga DOSJA
Varianti i ri i covid, simptoma të reja: Dhimbje barku, por doktorët

TIRANË- Varianti i coronavirusit Omicron ka pesuar ndryshim duke prodhuar një tjetër Mutracion ,ate BA2 i cili ka nje infektueshmeri 30 % me te larte se sa Omicroni .

Ky variant i ri përveç se infekton me shume ka ndryshuar edhe simptomat tek personi qe bie ne kontakt me te. Me të vështirë e kanë te pavaksinuarit

Skënder Brataj: Nuk mund të themi qe është me agresiv se Omicroni. Ai prek aparatin tretës, diegie stomaku të vjella diarre si dhe rrugët e sipërme respiratore por jo të na japë insuficienca respiratore deri humbje jete.

Ilir Alimehmeti: Kush ka imunizim nuk shfaq klinike te rënde ,nuk po flasim këtu për një dhimbje gryke apo bllokim hundesh. Secili nga ne e di tanimë gjendjen imunitare ne familje

Varianti i ri i Omicron ,Ba2 ka rritur numrin e rasteve te infektuara ne Europe si France ,Gjermani Itali ,së fundmi edhe ne Greqinë fqinje. Ky variant infekton me shume se sa edhe vete Omicron .Ne Shqipëri nuk vihet re rritje e numrit te te infektuarve , ndonëse ka dyshime dhe disa mostra jane dërguar per konfirmim ne laboratorin e referencës .Por edhe nëse Ba2 mund te jete i pranishem ne vendin tone ekspertet duken optimiste ,pasi thonë se nje pjese e mire e shqiparëve e kane kaluar coronavirusin dhe po kështu ka një përqindje te mire të vaksinuar

Skender Brataj: Fatmirësisht te gjithe indikatoret edhe pse mund te këtë nje rritje te lehte jane te qëndrueshëm , kemi 2 -3 te shtruar ne spital, jane diku tek 14 vete

Ilir Alimehmeti: Po te shikosh Shqiperi, Maqedoni, Kosove jane ne nje situate te qete. Ka pak raste .Kjo per shkak te imunizimit natyral dhe vaksnimit. Balkani mund te kete me pak vaksnim se europa perednimore por ka me shume qe e kane kaluar semundjen

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ilir alimehmeti skender brataj covid ilir alimehmeti skender brataj

Sondazh

Poll