Aktualitet

Atentati në Papër/Shkon në 7 numri i të shoqëruarve në Polici, Nuredin Dumanit i marrin ADN

30 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
Atentati në Papër/Shkon në 7 numri i të shoqëruarve

ELBASAN– Shkon në 7 numri i personave të shoqëruar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se kanë dijeni se çfarë ka ndodhur dje në përplasjen me armë zjarri në Papër, ku mbeti i plagsur Nuredin Dumani. Por deri më tani ka vetëm të shoqëruar dhe asnjë të prangosur në kuadër të aksonit “Arratia”, ndërsa Dumani ende nuk ka folur asnjë fjalë për hetuesit.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, ku brenda 24 orëve ka hyrë 2 herë në sallën e operacionit. Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar Policinë që t’i marrë një kampion ADN-je të plagosurit për të krahasuar me të tjerë që janë gjetur në vende krimi në ngjarje që kanë tronditur vendin.

LAJMI KRYESOR: Atentat ish-mikut! Kapet pas Far West-it Nuredin Dumani, Çela ‘avullon’ sërish (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne paper nuredin dumani operacioni arratia atentat ne paper nuredin dumani operacioni arratia

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 16:29

Atentati në Elbasan, policia shoqëron 3 persona

ELBASAN- 3 persona dyshohet se janë shoqëruar ditën e sotme në polici për atentatin që ndodhi pasiditen e djeshme. Personat aktualisht po merren në pyetje, në m...