Aktualitet

“Tkurret” popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përbëjnë vetëm 24.3% të saj

30 Mars 2022, 11:05 Nga DOSJA
“Tkurret” popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut publikoi sot të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, i cili është realizuar nga data 5 deri më 30 shtator 2021. Ndër to vetëm  24.3 për qind e popullsisë është shqiptare, bazuar në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente është 1,836,713 banorë.

Në bazë të të dhënave, nga regjistrimi i vitit 2002, numri i popullsisë shqiptare ka shënuar rënie për rreth një për qind në vitin 2021 pasi përbënte 25,2% të një popullsie prej afro 2 milion banorësh.

Enti Shtetëror i Statistikës të mërkurën më 30 mars, publikoi edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, që përfshin atë rezidente dhe jorezidente. Janë regjistruar gjithsej 2,097,319 persona dhe prej tyre; 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind si serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Regjistrimi i popullsisë u realizua me sukses. Ne dëshmuam se mundemi dhe dimë të realizojnë regjistrim të popullsisë. Nëse më parë duheshin dy vjte për shpalljen e rezultateve, në këtë e bënë për gjashtë muaj, ashtu siç e kishim paraparë”, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski.

Regjistrimi i vitit 2021 është i pari në shumë parametra, i pari në pothuajse dy dekada, i pari në një pandemi, i pari në një metodë të kombinuar, i pari që rendit diasporën dhe, më e rëndësishmja, i përfunduar me sukses pavarësisht nga të gjitha sfidat.

Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547 njerëz, kishte 564.296 familje dhe 698.143 banesa. Sipas përkatësisë etnike maqedonasit kanë votuar 1.297.981 (64.17%), shqiptarët 509.083 (25.17%), turqit 77.959 (3.85%), romë 53.879 (2.66%), serbët 35.939 (1.78 kslach, 79,5%) (1.78 kslach, 5.6%) 0,47%) dhe 20,993 (1,03%) të mbetura.

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni apostol simovski maqedonia e veriut apostol simovski maqedonia e veriut

Sondazh

Poll